Imagjino të jesh pjesë e një ekipi të NASA-s, i cili po përgatitet për një mision pesëvjeçar në Mars. Pas një periudhe stërvitjesh intensive, më në fund vjen dita e nisjes. Ndërsa raketa ngrihet në ajër, njëri prej astronautëve të pyet: “Çfarë di ti për Marsin?”
Përfytyro të ngresh supet e të thuash: “Asgjë. Nuk kemi folur kurrë për këtë gjë. Besoj se do ta marrim vesh kur të mbërrijmë.” Vetë ideja është e pamendueshme, apo jo? Është e paarsyeshme të mendohet se një trajnim i tillë nuk do të përfshinte një studim dhe përgatitje të thelluar për destinacionin final. Megjithatë, në seminare, shkolla biblike dhe kisha anembanë botës, ka shumë pak mësim rreth destinacionit tonë përfundimtar: Qiejve të Rinj dhe Tokës së Re. Neve na mësojnë se si të shkojmë në qiell dhe se ai është një vend shumë më i mirë se ferri, por për vetë qiellin mësojmë çuditërisht pak.
A ka dallim mes qiellit të tanishëm dhe qiellit të përjetshëm?
Apostull Pali e konsideronte thelbësore që ne të dimë se ç’ndodh kur vdesim: “Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë” 1 Thesalonikasve 4:13
Zakonisht njerëzit e mendojnë “qiellin” si vendin ku të krishterët shkojnë pasi vdesin. Por ky perceptim na pengon të kuptojmë dallimet e rëndësishme biblike. Një përkufizim më i saktë është se qielli është vendbanimi qendror i Perëndisë, vendi ku ndodhet froni i Tij e prej nga Ai e sundon gjithë universin.
Vendi i saktë i qiellit të tanishëm nuk na është zbuluar, por Bibla na tregon se ai do të jetë i vendosur mbi Tokën e Re, ku vetë Perëndia do të zbresë të banojë me popullin e Tij (Zbulesa 21:3). Qielli i tanishëm është një vend kalimtar, mes jetës që besimtarët kanë lënë pas në tokë dhe jetës së tyre të ardhshme të ringjallur në Tokën e Re.
Jeta në qiellin ku shkojmë pasi vdesim është “shumë më e mirë” sesa jeta këtu në tokë, nën mallkim dhe larg pranisë së drejtpërdrejtë të Perëndisë (Filipianëve 1:23). Por edhe pse është një vend i mrekullueshëm, qielli i tanishëm nuk është vendi për të cilin jemi krijuar, as vendi që Perëndia ka premtuar ta riformësojë për ne, me qëllim që të banojmë përgjithmonë aty. Bijtë e Perëndisë janë të caktuar për një jetë si qenie të ringjallura, në një tokë të ringjallur.
Zbulesa 21:1 thotë, “Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më.” Sapo të heqim dorë nga hamendësimi se qielli nuk mund të ndryshojë, gjithçka fillon të ketë kuptim. Perëndia nuk ndryshon; Ai është i pandryshueshëm. Por vetë Perëndia na thotë qartë se qielli do të ndryshojë. Në fund, ai do të zhvendoset dhe do të vendoset mbi Tokën e Re.
Si do të duket Toka e Re dhe si do të jetë jeta aty?
Efesianëve 1:10 thotë se plani i Perëndisë është “t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe.” Ashtu si Perëndia dhe njeriu do të jenë gjithmonë të bashkuar në Jezusin, po ashtu edhe qielli dhe toka do të jenë gjithmonë të bashkuar në universin e ri fizik, ku do të jetojmë si njerëz të ringjallur.
Në Tokën e Re, Perëndia do të banojë me ne. Kjo gjë do t’i bashkojë të gjitha gjërat në qiell dhe në tokë. “Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.” (Zbulesa 21:3). Ne do të jetojmë, do të mbretërojmë dhe do t’i shërbejmë Zotit tonë Jezus, burimit të gjithë gëzimit dhe lumturisë.
Të jesh në një trup të ringjallur, mbi një tokë të ringjallur, mes miqësive të ringjallura, duke shijuar një kulturë të ringjallur me Jezusin e ringjallur, ja, kjo do të jetë festa e vërtetë! Secili do të jetë ai që Perëndia e ka krijuar të jetë. Askush prej nesh nuk do të vuajë e as do të vdesë më.
Njeriu u krijua që të jetonte në tokë për lavdinë e Perëndisë. Pikërisht këtë siguroi mishërimi, vdekja dhe ringjallja e Krishtit; një njerëzim të përtërirë mbi një tokë të përtërirë.
Një keqkuptim i zakonshëm rreth qiellit të përjetshëm është mendimi se ai do të jetë i panjohur për ne. Por kjo gjë s’ka asnjë lidhje me të vërtetën. Kur dëgjojmë se në qiell do të kemi trupa të rinj dhe do të jetojmë në një Tokë të Re, atëherë kështu duhet ta kuptojmë fjalën “i ri”: një version i ripërtërirë dhe i përsosur i trupave tanë, i tokës sonë dhe i marrëdhënieve tona të njohura.
Si e ndryshon jetën tonë sot dëshira për shtëpinë tonë të përjetshme?
Pasi thotë: “ne presim Qiej të Rinj dhe Tokë të Re, në të cilët banon drejtësia,” Pjetri menjëherë shton: “Prandaj, shumë të dashur, duke i pritur këto gjëra, përpiquni të jeni përpara tij të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe.” (2 Pjetrit 3:13–14).
Dijenia se do të jetojmë përgjithmonë si njerëz të ringjallur në një Tokë të Re, na ndihmon të kuptojmë se zgjedhjet që bëjmë sot, përfshirë zgjedhjet për shenjtërinë personale dhe mënyrën si sillemi me të tjerët, do të lënë një gjurmë të pashlyeshme në përjetësi. Perëndia po na sheh. Ai po mban shënim. Jezusi tha se në qiell Ai do të na shpërblejë për çdo vepër besnikërie ndaj Tij, madje deri te çdo gotë me ujë të ftohtë që i kemi dhënë një njeriu në nevojë në emrin e Tij (shih Marku 9:41).
Jeta në tokë ka rëndësi, jo se është e vetmja jetë që kemi, por pikërisisht sepse nuk është. Ajo është fillimi i një jete që do të vazhdojë pa fund në një tokë të përtërirë. Ajo që Perëndia na thotë për të ardhmen, na ndihmon të kuptojmë të shkuarën dhe t’i shërbejmë Atij me përkushtim në këtë kohë.
Qoftë kur stërvit një ekip, kur mentoron të rinj, kur i kosit barin një të veje, kur mbron jetën e fëmijëve të palindur, kur punon për pajtim mes njerëzve, kur shkon në udhëtime misionare afatshkurtra, apo kur jep bujarisht nga të ardhurat e tua për misionet dhe punën në zonat e varfra, nëse e bën këtë me fuqinë e Krishtit, atëherë po i sjell që tani kësaj toke të lënduar një pjesë të aromës së Tokës së Re që është duke ardhur.
Ne nuk duhet ta harrojmë realitetin e fuqishëm se jemi qytetarë të dy botëve, të cilat një ditë do të bashkohen në një, në Qiej të Rinj dhe Tokë të Re, të pandashme dhe nën sundimin e përjetshëm të Krishtit. Në atë tokë, ne do të kthejmë kokën pas me kënaqësi dhe mirënjohje për ndryshimin që, me hirin e Perëndisë, arritëm të sillnim në këtë tokë ku jetuam.
Këndvështrimi ynë i sotëm formësohet nga e vërteta se, si fëmijë të Perëndisë, neve na pret ringjallja. Kjo do të thotë se kurrë nuk do ta arrijmë “kulmin” tonë. Më e mira është ende përpara! Nuk kemi nevojë për lista dëshirash, sepse aventurat që na presin në Qiejt e Rinj dhe në Tokën e Re do të tejkalojnë çdo emocion të kësaj jete. Pikërisht në çastin kur mendojmë: “Nuk ka si bëhet më mirë se kaq”… do të bëhet.
Për më shumë përgjigje rreth pyetjeve për përjetësinë, shih librin e Randy Gjithçka që gjithmonë keni dashur të dini rreth qiellit si edhe librin e tij të plotë e gjithëpërfshirës Qielli dhe devocionin 50 ditët e qiellit.
Our Best Life Yet to Come: The New Earth, Our Eternal Home
Imagine you’re part of a NASA team preparing for a five-year mission to Mars. After a period of extensive training, the launch date finally arrives. As the rocket lifts off, one of your fellow astronauts asks, “What do you know about Mars?”
Envision shrugging your shoulders and saying, “Nothing. We never talked about it. I guess we’ll find out when we get there.” It’s unthinkable, isn’t it? It’s inconceivable that your training wouldn’t have included extensive study of and preparation for your ultimate destination. Yet in seminaries, Bible schools, and churches around the world, there's very little teaching about our ultimate destination: the New Heavens and New Earth. We’re told how to get to Heaven, and that it’s a better destination than Hell, but we’re taught remarkably little about Heaven itself.
Are the Present Heaven and the Eternal Heaven Different?
The apostle Paul considered it vital for us to know what happens when we die: “Dear brothers and sisters, we want you to know what will happen to the believers who have died” (1 Thessalonians 4:13, NLT).
People usually think of “Heaven” as the place Christians go when they die. But this keeps us from understanding important biblical distinctions. A better definition explains that Heaven is God’s central dwelling place, the location of his throne from where he rules the universe.
The exact location of the present Heaven is unknown, but we’re told the future Heaven will be located on the New Earth, where God will come down to live with his people (Revelation 21:3). The present Heaven is a place of transition between believers’ past lives on Earth and future resurrection lives on the New Earth.
Life in the Heaven we go to when we die is “far better” than living here on Earth under the Curse, away from the direct presence of God (Philippians 1:23). But although it will be a wonderful place, the present Heaven is not the place we’re made for, the place God promises to refashion for us to live in forever. God’s children are destined for life as resurrected beings on a resurrected Earth.
Revelation 21:1 says, “Then I saw a new heaven and a new earth, for the old heaven and the old earth had disappeared.” Once we abandon our assumption that Heaven cannot change, it all makes sense. God doesn’t change; he’s immutable. But God clearly says that Heaven will change. It will eventually be relocated to the New Earth.
What Will the New Earth and Life There Be Like?
Ephesians 1:10 says that God’s plan is “to unite all things in him, things in heaven and things on earth.” Just as God and man will be forever united in Jesus, so Heaven and Earth will forever be united in the new physical universe, where we’ll live as resurrected people.
God will live with us on the New Earth. That will bring all things in Heaven and on Earth together. “And I heard a loud voice from the throne saying, ‘Behold, the dwelling place of God is with man. He will dwell with them, and they will be his people, and God himself will be with them as their God’” (Revelation 21:3). We’ll live and rule and serve with our Lord Jesus, the source of all joy and happiness.
To be in resurrected bodies on a resurrected Earth in resurrected friendships, enjoying a resurrected culture with the resurrected Jesus—now that will be the ultimate party! Everybody will be who God made them to be—and none of us will ever suffer or die again.
Mankind was designed to live on the Earth to God’s glory. That’s exactly what Christ’s incarnation, death and resurrection secured—a renewed humanity upon a renewed Earth.
A common misunderstanding about the eternal Heaven is that it will be unfamiliar. But that couldn’t be further from the truth. When we hear that in Heaven we’ll have new bodies and live on a New Earth, this is how we should understand the word new—a restored and perfected version of our familiar bodies and our familiar Earth and our familiar relationships.
How Does Longing for Our Eternal Home Affect Us Now?
After saying “we are looking forward to a New Heaven and a New Earth, the home of righteousness,” Peter immediately adds, “So then, dear friends, since you are looking forward to this, make every effort to be found spotless, blameless and at peace with him” (2 Pet. 3:13-14).
Knowing we’ll live forever as resurrected people on a New Earth helps us realize that the choices we make today, including choices of personal holiness—and how we act toward others—will make an indelible mark on eternity. God is watching. He’s keeping track. Jesus said that in Heaven He’ll reward us for acts of faithfulness to Him, right down to every cup of cold water we’ve given to the needy in His name (see Mark 9:41).
Life on Earth matters, not because it’s the only life we have, but precisely because it isn’t—it’s the beginning of a life that will continue without end on a renewed Earth. What God says about our future enables us to interpret our past and serve Him in our present.
Whether it’s coaching a team, mentoring young people, mowing a widow’s lawn, standing up for unborn children, working for racial reconciliation, going on short-term missions trips, or giving a large portion of your income to missions or inner-city work—If you’re doing it through Christ’s power you’re bringing a foretaste of the coming New Earth to this current, hurting Earth.
We shouldn’t forget the compelling reality that we’re citizens of two realms, which will one day be consolidated into one—a New Heaven and a New Earth, indivisible and under the eternal rule of Christ. On that Earth, we’ll look back with satisfaction and gratitude at the difference, by God’s grace, we were able to make on this Earth.
Our perspective today is informed by the reality that resurrection awaits God’s children. This means we’ll never pass our peaks. The best is yet to come! No need for bucket lists, because the adventures awaiting us in the New Heavens and on the New Earth will far exceed the greatest thrills of this life. Right when we think “it can’t get any better than this”…it will.
For more answers to questions about eternity, see Randy’s book Everything You Always Wanted to Know About Heaven as well as his comprehensive book Heaven and devotional 50 Days of Heaven.