Ç’kuptojmë me administrim në dritën e përjetësisë? (What Is Eternity-Minded Stewardship?)

© Photo: https://unsplash.com

Kur bëhet fjalë për paratë dhe pasuritë, Bibla është herë ekstreme e herë tronditëse. Kur vijmë te Shkrimi, e bëjmë për t’u ngushëlluar, apo jo? Jo për sulme ndaj mënyrës sonë të të menduarit. Le të flasë Perëndia për dashurinë dhe hirin, faleminderit. Por për paratë dhe pasuritë, na lini neve të flasim dhe më pas t’i përdorim si të duam.

Po të ishim të sinqertë, kështu do të thoshin shumë prej nesh.

Disa besimtarë i bëjnë njëri-tjetrit pyetje të vështira: “A po kalon kohë me Fjalën? A po e ndan besimin tënd? A po e ruan pastërtinë tënde seksuale?” Por sa shpesh pyesim: “A po e fiton betejën ndaj materializmit?” Ose: “A u ke hedhur ndonjë sy revistave dhe faqeve joshëse? E di, e kam fjalë për ato që të nxisin drejt lakmisë?”

Njerëzit janë më të hapur për betejat e tyre seksuale, sesa për luftën ndaj materializmit, i cili mund të jetë kufiri i fundit. Disa kisha flasin për daljen nga borxhi. E përshëndes këtë. Por ti mund të mos kesh borxh e sërish të jesh koprrac dhe lakmitar. Ne nuk duhet të bëhemi materialistë më të zgjuar; ne duhet të pendohemi nga materializmi dhe të bëhemi administratorë të mençur.

Jezusi i sheh zemrat tona dhe na njeh mirë. Ai nuk u kërkon të gjithë dishepujve të heqin dorë nga gjithçka. Por na thërret të ndërmarrim hapa radikalë që e thyejnë lidhjen robëruese me paratë dhe pasuritë, duke na çliruar që të jetojmë nën sundimin e Tij. Jezusi na kërkon të rrëzojmë nga froni çdo thesar dytësor, për ta lartësuar Atë si thesarin tonë kryesor. Ne nuk jemi dishepujt e Tij, nëse vlerësojmë diçka ose dikë më shumë sesa Jezusin.

Ajo që bëjmë me paratë tona nuk tregon thjesht se ku është zemra jonë. Sipas Jezusit, ajo përcakton se ku do të shkojë zemra jonë. Nëse zemra jonë është atje ku është thesari ynë (Mateu 6:19-21), atëherë kur e zhvendosim thesarin diku tjetër, zemra e ndjek. Kjo është një e vërtetë e jashtëzakonshme. Nëse dua që zemra ime të jetë diku, duhet të vendos edhe paratë e mia atje.

Kur njerëzit e pyetën Gjon Pagëzorin se ç’duhej të bënin për të dhënë fryte pendimi, ai u tha të ndanin rrobat dhe ushqimin me të varfrit. Më pas, i mësoi mbledhësit e taksave të mos merrnin para më tepër e t’i mbanin ato për vete. Në fund, u tha ushtarëve të mos shantazhonin askënd, të mos akuzonin padrejtësisht dhe të kënaqeshin me pagën e tyre (Luka 3:7-14).

Askush nuk e kishte pyetur Gjonin për para dhe pasuri. Megjithatë, përgjigjet e tij treguan se ai nuk mund të fliste për ndryshimin frymëror, pa prekur mënyrën se si njerëzit i trajtojnë gjërat materiale.

Nëse Gjon Pagëzori do të na vizitonte sot, çfarë përfundimesh do të nxirrte nga qëndrimet dhe veprimet tona ndaj parasë dhe pasurive? A do ta bindte se jemi ndjekës të vërtetë të Jezusit? Apo do të na shihte thjesht si versione të pagëzuara të materialistëve të përqendruar te vetja që i shohim në botë?

Tricia Mayer, një drejtuese në Microsoft, më shkroi: “Administrimi është vetë jeta e krishterë. Ka të bëjë me atë që ne bëjmë me çdo burim që na është dhënë, çdo ditë që ecim mbi këtë tokë dhe me çdo marrëdhënie që kemi. Detyra e vështirë e administrimit është të gjejmë disiplinën dhe vullnetin për të menaxhuar fëmijën problematik që quhet para.”

Një administrator i besuar kujdeset për pasurinë, ose pronën që nuk i përket atij. Detyra e tij është ta menaxhojë atë pasuri sipas interesave më të mira dhe sipas dëshirave të shprehura të pronarit. Perëndia na ka dhënë jetë, kohë, talente, para, pasuri, familje dhe hirin e Tij. Në çdo rast, Ai vlerëson se ç’bëjmë ne me atë që na ka besuar.

Administratori merr nga pronari burimet e nevojshme dhe autoritetin për të kryer detyrat që i janë caktuar. Kur vjen puna te administrimi financiar, Perëndia nuk na ka dhënë një listë standarde detyrash për t’i shënuar. Përkundrazi, na ka dhënë Fjalën e Tij me parime për një administrim financiar të mençur, parime me të cilat duhet të përballemi dhe të reflektojmë. Një administrator i përgjegjshëm konsultohet me pronarin, duke kërkuar drejtimin e Tij. Kjo kërkon dituri dhe urtësi përtej asaj që kemi vetë. Shkrimi thotë: “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet.” (Jakobi 1:5).

A e dëshiron vërtet urtësinë dhe fuqinë e Perëndisë për të marrë vendime të vështira administrimi (dhe për të vlerësuar zemrën tënde)? Atëherë kërko. Ai nuk do të të lërë në errësirë. Ai të ka dhënë Fjalën dhe Frymën e Tij për të të drejtuar.

  • Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri (Ligji i Përtërirë 8:18).
  • Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të poshtëron dhe ai të lartëson. (1 Samuelit 2:7).
  • Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka (I Kronikave 29:12).

Administrim do të thotë të jetosh në dritën e këtyre të vërtetave. Është të jetosh me vetëdijen se ne jemi kujdestarë e jo pronarë të asaj që Perëndia na ka besuar në këtë periudhë të shkurtër. Mënyra se si i trajtojmë paratë dhe pasuritë tregon se kë besojmë se është vërtet pronari i tyre i vërtetë; Perëndia apo ne vetë.

John Wesley propozoi katër pyetje që na ndihmojnë të vendosim se si t’i përdorim paratë. Vër re se si tri të fundit burojnë drejtpërdrejt nga e para:

  • Kur i përdor këto para, a po sillem si pronari i tyre, apo si kujdestar i Zotit?
  • Cili varg i Shkrimit më kërkon t’i përdor këto para kështu?
  • A mund ta paraqes këtë blerje si një flijim për Zotin?
  • A do të më shpërblejë Perëndia për këtë shpenzim në ringjalljen e të drejtëve?

Nëse besojmë vërtet se Perëndia është pronari i gjithçkaje, a nuk duhet ta pyesim rregullisht: “Çfarë dëshiron të bëj me paratë dhe pasuritë e tua?” A nuk duhet të jemi të hapur ndaj mundësisë se Ai mund të dëshirojë që pjesë të mëdha të pasurive të Tij t’i ndajmë me ata që kanë nevoja më të mëdha se ne?

Fola me një burrë që kishte lexuar librin tim mbi dhënien, “Parimi i Thesarit. Ai ka një biznes fitimprurës dhe, për herë të parë, beson se e kupton pse Perëndia e ka bekuar financiarisht. Nuk është që ai të ngasë makina më të mira e të jetojë në një shtëpi më të bukur. Është që t’i japë për ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë. I tregova për disa organizata misionare, projekte pro-jetës dhe mënyra për të ndihmuar të krishterët e përndjekur. Do të doja të dëgjoje entuziazmin në zërin e tij ndërsa largohej, i vendosur të likuidonte edhe më shumë nga pasuritë tokësore dhe të zgjeronte në mënyrë të jashtëzakonshme portofolin e tij të investimeve të përjetshme!

Ky burrë e mbajti fjalën dhe, gjatë viteve, ka dhënë gjithnjë e më shumë. Ai nuk është hezitues dhe i mbushur me ndjenjë faji. Përkundrazi, është çliruar nga robëria e materializmit dhe është i gëzuar që u përfshi në atë që ka vërtet rëndësi! Ai i ngjan njeriut që gjen një thesar të madh të fshehur në arë: “Dhe nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.” (Mateu 13:44). A e mëshirojmë këtë njeri për sakrificat e tij? Jo! E admirojmë si për thesarin, ashtu edhe për gëzimin e tij.

Nëse Perëndia po të flet, dëgjo. Asgjë nuk zhduket më shpejt se çasti i bindjes. Mos e shty kurrë bindjen. Kur të qëndrojmë para fronit të Tij, do të jetë tepër vonë për t’u kthyer dhe për të rimarrë një jetë të tërë mundësish të shpërdoruara. Duke parë në sytë e Krishtit që e çmojmë, do ta kuptojmë saktësisht se si duhej të kishim jetuar. Por Perëndia na ka dhënë Fjalën e Tij, që të mos presim vdekjen për ta zbuluar këtë gjë. Ai na ka dhënë Frymën e Tij që të na japë fuqi të jetojmë kështu që tani.

 

What Is Eternity-Minded Stewardship?

Concerning money and possessions, the Bible is sometimes extreme, sometimes shocking. When we come to Scripture, it’s for comfort, not for assaults against our worldview, right? Let God talk about love and grace, thank you. Let us talk about money and possessions—then do with them whatever we please.

Were we honest, that’s what many of us would say.

Some believers ask each other tough questions: “Have you been spending time in the Word? Sharing your faith? Guarding your sexual purity?” Yet how often do we ask, "Are you winning the battle against materialism?” Or, "Have you been peeking at those tempting magazines and websites? You know, the ones that entice you to greed?”

People are more open even about their sexual struggles than about battling materialism, which may be the final frontier. Some churches do talk about getting out of debt. I applaud that. But you can be debt free and still be stingy and greedy. We don’t need to become smarter materialists; we need to repent of materialism and become smart stewards.

Jesus sees our hearts and knows us well. He doesn’t call all disciples to give away everything. He does call us to take radical action that breaks our bondage to money and possessions, freeing us to live under His lordship. He calls all of us to dethrone all secondary treasures in order to elevate Him as our primary treasure. If we value anything or anyone more than we value Jesus, we are not His disciples.

What we do with our money doesn’t simply indicate where our heart is. According to Jesus, it determines where our heart goes. If our heart is where our treasure is (Matthew 6:19-21), then when we move our treasure somewhere else, our heart follows. This is a remarkable truth. If I want my heart somewhere, I need to put my money there.

When people asked John the Baptist what they should do to bear the fruit of repentance, he told them to share their clothes and food with the poor. Then he instructed tax collectors not to collect and pocket extra money. Finally, he told soldiers not to extort money and accuse falsely, and to be content with their wages (Luke 3:7-14).

No one had asked John about money and possessions. Yet his answers showed that John couldn’t talk about spiritual change without addressing how people handle material things.

If John the Baptist were to visit us today, what conclusions would he draw about our attitudes and actions toward money and possessions? Would the evidence convince him we are true followers of Jesus? Or would he see us as baptized versions of the world’s self-preoccupied materialists?

Microsoft executive Tricia Mayer wrote me, “Stewardship is the Christian life. It is about what we do with every resource given to us, every day we walk the earth, and every relationship we have. The difficult task of stewardship is mustering the discipline and will to manage the problem child called money.”

A steward is entrusted with wealth or property that does not belong to him. It’s his responsibility to manage that wealth in the best interests of, and according to the stated wishes of, the owner. God has given us life, time, talents, money, possessions, family, and His grace. In each case He evaluates what we do with what He’s entrusted to us.

The steward is granted by the owner sufficient resources and the authority to carry out his designated responsibilities. When it comes to financial stewardship, God hasn’t handed us a standardized checklist to mark off. Rather, He has provided us His Word with principles for effective financial stewardship—principles we have to wrestle with. A responsible steward consults the Owner, seeking His direction. This requires insight and wisdom far beyond our own. Scripture says, “If any of you lacks wisdom, he should ask God, who gives generously to all without finding fault” (James 1:5).

Do you truly desire God’s wisdom and empowerment in making difficult stewardship decisions (and evaluating your own heart)? Then ask. He won’t leave you in the dark. He has given you His Word and His Spirit to guide you.

  • And you shall remember the LORD your God, for it is He who gives you power to get wealth (Deuteronomy 8:18).
  • The LORD makes poor and makes rich; He brings low and lifts up (1 Samuel 2:7).
  • Both riches and honor come from You, and You reign over all (I Chronicles 29:12).

Stewardship is living in the light of these truths. It’s living with the awareness that we are managers, not owners, of what God has entrusted to us for this brief season. How we handle money and possessions demonstrates who we really believe is their true owner—God or us.

John Wesley offered four questions to help decide how to spend money. Notice how the last three flow directly out of the first one:

  • In spending this money, am I acting as if I owned it, or am I acting as the Lord’s trustee?
  • What Scripture requires me to spend this money in this way?
  • Can I offer up this purchase as a sacrifice to the Lord?
  • Will God reward me for this expenditure at the resurrection of the just?

If we really believe God is the owner of everything, shouldn’t we regularly be asking Him, “What do you want me to do with your money and your possessions?” And shouldn’t we be open to the possibility that He may want us to share large portions of His assets with those whose needs are greater than ours?

I spoke with a man who’d read The Treasure Principle, my book on giving. He owns a profitable business and believes for the first time that he knows why God has blessed him financially. It’s not so he can drive nicer cars and live in a nicer house. It’s to give it to build God’s kingdom. I told him about several different missions groups and prolife projects, and ways to help persecuted Christians. I wish you could have heard the excitement in his voice as he walked away determined to liquidate more earthly assets and dramatically expand his eternal investment portfolio!

This man followed through, and has given more and more over the years. He isn’t reluctant and guilt-ridden. He’s been liberated from material bondage, and is thrilled to have gotten onboard with what matters! He’s like the man who finds priceless treasure hidden in the field, “Then in his joy he goes and sells all that he has and buys that field” (Matthew 13:44). Do we pity the man for his sacrifices? No! We envy him both for his treasure and his joy.

If God is speaking to you, listen. Nothing’s more fleeting than the moment of conviction. Never procrastinate obedience. Once we stand before His throne, it will be too late to go back and reclaim a lifetime of squandered opportunities. Gazing into the eyes of the Christ we treasure, we’ll know exactly how we should have lived. God has given us His Word so we don’t have to wait to die to find out. And He’s given us His Spirit to empower us to live that way now.

Randy Alcorn (@randyalcorn) is the author of over sixty books and the founder and director of Eternal Perspective Ministries