Në botën perëndimore ka ndodhur diçka befasuese mes të krishterëve modernë. Shumë prej nesh mendojnë dhe veprojnë përditë sikur të mos kishte përjetësi, ose sikur ajo që bëjmë në këtë jetë të mos kishte asnjë ndikim në përjetësinë.
Prirja e sotme është të mos përqendrohemi tek e ardhmja jonë e përjetshme (kujt i bëhet vonë për “atë të nesërmen e ëmbël”?), por në rrethanat tona të tashme, sikur kjo botë të ishte shtëpia jonë e vërtetë. Megjithatë, Shkrimi thotë se realiteti i së ardhmes sonë të përjetshme duhet të jetë ai që e sundon dhe e formëson jetën tonë të tashme, deri te fjalët që themi dhe veprimet që bëjmë (Jakobi 2:12; 2 Pjetrit 3:11–12).
Sot, e çdo ditë, le t’i kujtojmë vetes atë që është “vërtet thelbësore”. Këtu ka gjashtë të vërteta të përjetshme që ia vlen të kujtohen:
1. Ekzistojnë vetëm dy destinacione të përjetshme; qielli ose ferri. Unë dhe çdo person që njoh do të shkojmë në njërin prej tyre.
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë! (Mateu 7:13-14)
Qielli dhe ferri e prekin tokën, një botë e ndërmjetme që të çon drejtpërdrejt në njërin vend, ose në tjetrin. Ajo që është më e mira në këtë jetë është një grimcë e qiellit. Ajo që është më e keqja është një grimcë e ferrit. Për të krishterët, kjo jetë e tanishme është më afër ferrit se sa do të jenë ndonjëherë. Për jobesimtarët, është më afër qiellit se sa do të jenë ndonjëherë.
Realiteti i zgjedhjes që kemi përpara në këtë jetë është i mrekullueshëm dhe i tmerrshëm në të njëjtën kohë. Duke qenë se dy destinacionet janë të sigurta, a nuk duhet që çdo njeri të ishte i gatshëm të paguante çdo çmim për të shmangur ferrin e për të shkuar në qiell? E megjithatë, çmimi tashmë është paguar. “Sepse u bletë me një çmim” (1 Korintasve 6:20). Ai çmim ishte i pallogaritshëm. Ishte gjaku i derdhur i Jezus Krishtit, Birit të Perëndisë.
Mendo pak për mrekullinë e kësaj: Perëndia vendosi se do të preferonte të përjetonte ferrin në vendin tonë, sesa të jetonte në qiell pa ne. Ai dëshiron aq shumë që të mos shkojmë në ferr, sa pagoi një çmim të tmerrshëm në kryq që ne të mos e përjetojmë atë.
Jo të gjitha rrugët të çojnë në qiell. Vetëm njëri e bën këtë: Jezusi Krishti. Ai tha: “Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Të gjitha rrugët e tjera të çojnë në ferr. Realiteti i ferrit duhet të na e thyejë zemrën, të na ulë në gjunjë e të na çojë tek ata që ende nuk e njohin Krishtin.
2. Kjo botë (sikurse është tani) nuk është shtëpia ime dhe gjithçka në të do të digjet, duke lënë pas vetëm ato që janë të përjetshme.
Qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt. Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme, duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen? (2 Pjetrit 3:10-12)
Mëkati ynë e ka dëmtuar tokën (Zanafilla 3:17). Prandaj, toka në gjendjen e tanishme (nën mallkim) nuk është shtëpia jonë. Bota siç ka qenë dhe siç do të jetë, ajo është shtëpia jonë. Ne jemi shtegtarë në këtë jetë, jo sepse shtëpia jonë nuk do të jetë kurrë në tokë, por sepse shtëpia jonë e përjetshme nuk ndodhet aktualisht në tokë. Ajo ka qenë dhe do të jetë, por tani nuk është.
Perëndia thotë se kjo tokë e tanishme do të konsumohet nga zjarri (2 Pjetrit 3:10). Pali thotë se zjarri i shenjtërisë së Perëndisë do të përpijë gjithçka që kemi bërë e që i ngjan drurit, kashtës dhe barit të thatë. Por ai na thotë se ka diçka që do t’i mbijetojë zjarrit dhe do të kalojë drejt e në qiejt e rinj dhe në tokën e re. Ato janë veprat që janë si ari, argjendi dhe gurë të çmuar (1 Korintasve 3:12).
Çfarë do të zgjasë në përjetësi? Jo makina, shtëpia, diplomat, trofetë apo biznesi yt. Ajo që do të zgjasë në përjetësi është çdo shërbesë ndaj nevojtarëve; çdo shumë dhënë për të ushqyer të uriturit; çdo gotë me ujë e ftohtë dhënë të eturve; çdo investim në misione; çdo lutje për nevojtarët; çdo përpjekje për të ndarë Ungjillin; dhe çdo çast përkujdesi për fëmijët; qoftë duke i përkundur për t’i vënë në gjumë, qoftë duke u ndërruar pelenat. Bibla na mëson se në përjetësi ne do të korrim atë që kemi mbjellë në këtë jetë. (Galatasve 6:7–8).
3. Zgjedhjet dhe veprimet e mia në këtë jetë ndikojnë drejtpërdrejt në botën dhe jetën që do të vijë.
Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë. (Zbulesa 22:12)
Ajo që bëjmë në këtë jetë ka rëndësi të përjetshme. Ti dhe unë nuk do të kemi kurrë një mundësi tjetër që të lëvizim dorën e Perëndisë me lutje për të shëruar një shpirt të lënduar, të ndajmë Krishtin me dikë që mund të shpëtohet nga ferri, të kujdesemi për të sëmurët, t’u japim një vakt të uriturve, të ngushëllojmë ata që po vdesin, të mbrojmë të palindurit, të përkthejmë Shkrimet, t’ua çojmë Ungjillin popujve të paarrirë, ta zgjerojmë mbretërinë e Perëndisë, të hapim dyert e shtëpisë sonë, apo të ndajmë rrobat dhe ushqimin me të varfrit e me nevojtarët.
Zgjedhjet e vogla marrin peshë të jashtëzakonshme, kur e shohim të sotmen në dritën e së nesërmes së përjetshme. Nëse sot lexoj Biblën, lutem, shkoj në kishë, ndaj besimin tim apo jap nga të ardhurat e mia, veprimet që fuqizohen me hir jo nga mishi im, por nga Fryma e Tij, kanë pasoja të përjetshme, jo vetëm për shpirtrat e të tjerëve, por edhe për shpirtin tim.
4. Jeta ime është përpara syve të Perëndisë dhe në fund të fundit, i vetmi vlerësim që ka peshë është vlerësimi i Tij.
Kështu, pra, secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten e vet. (Romakëve 14:12)
Pyete veten nëse po jeton për miratimin e kësaj kulture, apo për miratimin e Jezusit. Më pas pyete veten: “Në fund, para cilit fron gjykimi do të qëndroj?” Ne jemi thirrur ta jetojmë jetën tonë përpara Perëndisë. Rëndësi ka miratimi i Tij. Nëse qëllimi ynë është të dëgjojmë njerëzit të thonë: “Të lumtë,” atëherë nuk do të bëjmë atë që duhet për t’i dëgjuar këto fjalë prej Tij.
Ne duhet të kujtojmë se çfarë thotë Bibla për të qenë “të marrë për Krishtin” (1 Korintasve 1:18–31; 4:8–13). Pyetja nuk është nëse do të na konsiderojnë të marrë. Kjo është e sigurt. Pyetja është kur dhe nga kush do të shihemi si të tillë. Më mirë të dukemi tani të marrë në sytë e njerëzve, madje edhe të të krishterëve të tjerë, sesa të dukemi të marrë përgjithmonë në sytë e Perëndisë.
5. Perëndia është sovran dhe unë mund të besoj se Ai po e përdor çdo gjë, deri edhe gjërat më të dhimbshme, për të mirën time.
Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. (Romakëve 8:28)
Në mes të një bote që rënkon nga vuajtja dhe e keqja, shqetësimi kryesor i Perëndisë është t’i ngjajmë gjithnjë e më shumë Krishtit. Ai përdor rrethanat sfiduese të jetës sonë që të na bëjë të ngjashëm me Krishtin. Ne mund të jemi të sigurt se çdo vështirësi që Ai ka lejuar në jetën tonë ka kaluar më parë përmes filtrit të Atit, nëpërmjet gishtërinjve të Tij të mençurisë dhe dashurisë.
Ndoshta prova më e madhe për të parë nëse ne, ndjekësit e Krishtit, e besojmë të vërtetën e Romakëve 8:28, është të identifikojmë gjërat më të këqija që na kanë ndodhur, e pastaj të pyesim veten nëse besojmë se Perëndia do t’i përdorë ato për të mirën tonë. Bibla e thekson se Ai do ta bëjë. Nuk kemi asnjë arsye të mendojmë se Ai do të jetë më pak i besueshëm në këtë premtim sesa ka qenë në çdo premtim tjetër që ka dhënë. Me besim, le t’i besojmë Atij sot, duke ditur se në përjetësi do të kthejmë kokën pas dhe do të shohim se Romakëve 8:28 ka qenë absolutisht e vërtetë!
6. Vendbanimi im i përjetshëm do të jetë Toka e Re, ku do të shoh Perëndinë, do të gëzoj praninë e Tij dhe do t’i shërbej si një qenie e ringjallur mes një shoqërie të ringjallur.
Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia. (2 Pjetrit 3:13)
A është jeta e ringjallur, në një botë të ringjallur, me Krishtin e ringjallur dhe popullin e Tij të ringjallur, dëshira dhe shpresa jote e përditshme? A është kjo pjesë e ungjillit që ti ndan me të tjerët? Pali thotë se shpresa në të cilën u shpëtuam është ringjallja e të vdekurve. Ajo do të jetë kulmi i lavdishëm i veprës shpëtuese që Perëndia nisi në rilindjen tonë frymërore. Do të shënojë fundin përfundimtar të çdo mëkati që na ka ndarë nga Perëndia. Me çlirimin nga mëkati dhe nga të gjitha pasojat e tij, ringjallja do të na mundësojë të jetojmë me Perëndinë, ta sodisim Atë dhe të gëzojmë bashkësinë e Tij përgjithmonë, pa rrezikun se diçka do të hyjë sërish mes nesh dhe Tij.
Six Eternal Truths to Remember Each Day
A startling thing has happened among modern Christians in the western world. Many of us habitually think and act as if there is no eternity—or, as if what we do in this present life has no bearing on eternity.
The trend today is to focus not on our eternal future (who cares about the “sweet bye and bye”?) but our present circumstances, as if this world were our home. Yet Scripture states the reality of our eternal future should dominate and determine the character of our present life, right down to the words we speak and the actions we take (James 2:12; 2 Peter 3:11–12).
Let’s be sure to remind ourselves today—and every day—of “the real thing.” Here are six eternal truths to remember:
1. There are only two eternal destinations—Heaven or Hell—and I and every person I know will go to one or the other.
Enter through the narrow gate. For wide is the gate and broad is the road that leads to destruction, and many enter through it. But small is the gate and narrow the road that leads to life, and only a few find it (Matthew 7:13–14).
Both Heaven and Hell touch Earth—an in-between world leading directly into one or the other. The best of life on Earth is a glimpse of Heaven; the worst of life is a glimpse of Hell. For Christians, this present life is the closest they will come to Hell. For unbelievers, it is the closest they will come to Heaven.
The reality of the choice that lies before us in this life is both wonderful and awful. Given the certainty of our two possible destinations, shouldn’t every person be willing to pay any price to avoid Hell and go to Heaven? And yet, the price has already been paid. “You were bought at a price” (1 Corinthians 6:20). The price paid was exorbitant—the shed blood of God’s Son, Jesus Christ.
Consider the wonder of it: God determined that He would rather go to Hell on our behalf than live in Heaven without us. He so much wants us not to go to Hell that He paid a horrible price on the cross so that we wouldn’t have to.
All roads do not lead to Heaven. Only one does: Jesus Christ. He said, “No one comes to the Father except through me” (John 14:6). All other roads lead to Hell. The reality of Hell should break our hearts and take us to our knees and to the doors of those without Christ.
2. This world (as it is now) is not my home and everything in it will burn, leaving behind only what’s eternal.
The heavens will disappear with a roar; the elements will be destroyed by fire, and the earth and everything done in it will be laid bare. Since everything will be destroyed in this way, what kind of people ought you to be? You ought to live holy and godly lives as you look forward to the day of God and speed its coming (2 Peter 3:10–12).
Earth has been damaged by our sin (Genesis 3:17). Therefore, the earth as it is now (under the Curse) is not our home. The world as it was, and as it will be, is our home. We are pilgrims in this life, not because our home will never be on Earth, but because our eternal home is not currently on Earth. It was and it will be, but it’s not now.
God says this present earth will be consumed by fire (2 Peter 3:10). Paul says the fire of God’s holiness will consume whatever we’ve done that amounts to wood, hay, and straw. But he tells us there’s something that will survive the fire and go right into the new heavens and new earth—works of gold, silver, and precious stones (1 Corinthians 3:12).
What will last for eternity? Not your car, house, degrees, trophies, or business. What will last for eternity is every service to the needy, every dollar donated to feed the hungry, every cup of cold water given to the thirsty, every investment in missions, every prayer for the needy, every effort spent in evangelism, and every moment caring for precious children—including rocking them to sleep and changing their diapers. The Bible says we’ll reap in eternity what we’ve planted in this life (Galatians 6:7–8).
3. My choices and actions in this life have a direct influence on the world and the life to come.
Behold, I am coming soon, bringing my recompense with me, to repay everyone for what he has done (Revelation 22:12).
What we do in this life is of eternal importance. You and I will never have another chance to move the hand of God through prayer to heal a hurting soul, share Christ with one who can be saved from hell, care for the sick, serve a meal to the starving, comfort the dying, rescue the unborn, translate the Scriptures, bring the gospel to an unreached people group, further God’s kingdom, open our homes, or share our clothes and food with the poor and needy.
When we view today in light of the long tomorrow, the little choices become tremendously important. Whether I read my Bible today, pray, go to church, share my faith, and give my money—actions graciously empowered not by my flesh but by His Spirit—is of eternal consequence, not only for other souls, but for mine.
4. My life is being examined by God, the Audience of One, and the only appraisal of my life that will ultimately matter is His.
So then each of us will give an account of himself to God (Romans 14:12).
Ask yourself whether you are living for the approval of this culture, or for the approval of Jesus. Then ask yourself, “In the end whose judgment seat will I stand before?” We are to live out our lives before the Audience of One. His approval is the one that matters. If our goal is to hear others say, “Well done,” we won’t do what we need to do to hear Him say it.
We should remind ourselves of what the Bible says about being fools for Christ (1 Corinthians 1:18–31; 4:8-13). The question is not whether we will be seen as fools—that part is certain—but when and to whom we will be seen as fools. Better to be seen as fools now in the eyes of other people—including other Christians—than to be seen as fools forever in the eyes of the Audience of One.
5. God is sovereign, and I can trust that He is working all things—including the most difficult things—in my life together for good.
And we know that for those who love God all things work together for good, for those who are called according to his purpose (Romans 8:28).
In the midst of a world that groans under suffering and evil, God’s main concern is conforming His children to the image of Christ. And He works through the challenging circumstances of our lives to help develop that Christlikeness in us. We can be assured that whatever difficulty He has allowed in our lives has been Father-filtered, through His fingers of wisdom and love.
Perhaps the greatest test of whether we who are Christ’s followers believe the truth of Romans 8:28 is to identify the very worst things that have ever happened to us, then to ask whether we believe God will in the end somehow use those things for our good. The Bible is emphatic that He will. We have no reason to think He’ll be any less trustworthy concerning this than with any other promise He has made. By faith let’s trust Him today that in eternity we’ll look back and see, in retrospect, how Romans 8:28 was absolutely true!
6. My ultimate home will be the New Earth, where I will see and enjoy God and serve Him as a resurrected being in a resurrected human society.
But according to his promise we are waiting for new heavens and a new earth in which righteousness dwells (2 Peter 3:13).
Is resurrected living in a resurrected world with the resurrected Christ and his resurrected people your daily longing and hope? Is it part of the gospel you share with others? Paul says that the resurrection of the dead is the hope in which we were saved. It will be the glorious climax of God’s saving work that began at our regeneration. It will mark the final end of any and all sin that separates us from God. In liberating us from sin and all its consequences, the resurrection will free us to live with God, gaze on Him, and enjoy His uninterrupted fellowship forever, with no threat that anything will ever again come between us and Him.