T’i besosh Perëndisë kur dhimbja duket e pakuptimtë (Trusting God When the Pain Seems Pointless)

Unë kam shkruar nëntë romane. Po të mund të intervistoje personazhet e librave të mi dhe t’i pyesje: “A do të donit të vuanit më pak?” Jam i bindur se do të përgjigjeshin: “Po!”

Unë ndiej dhembshuri për personazhet e mi. Por si autor, e di se në fund e gjithë vuajtja e tyre ia ka vlejtur, pasi kjo është thelbësore për rritjen e tyre dhe për historinë shpenguese.

Perëndia na ka shkruar secilin prej nesh në historinë e Tij. Ne jemi pjesë e diçkaje shumë më të madhe se vetja jonë. Perëndia na thërret t’i besojmë Atij e ta thurim këtë histori së bashku, me qëllim që, në fundin që nuk do të ketë kurrë fund, ta adhurojmë të mahnitur nga gjenialiteti i rreshtave të tij të ndërthurur.

Dhimbje e pakuptimtë?

Ashtu si personazhet e mi imagjinarë, të cilët nuk e kanë idenë për strategjitë e mia, neve na mungon perspektiva e duhur që të shohim se si pjesët e jetës sonë përkojnë në planin e përgjithshëm të Perëndisë. Kanceri, aftësitë e kufizuara, aksidentet dhe humbjet e tjera të dhimbshme duken tmerrësisht të pakuptimta. Megjithatë, fakti që ne nuk shohim kuptim në vuajtje, nuk do të thotë se aty nuk ka kuptim.

Joni Eareckson Tada po shënon vitin e saj të pesëdhjetë në karrocë me rrota. A të duket fjala “shënon” e papërshtatshme? Sigurisht që do të ishte ashtu për Jonin 17-vjeçare, të dëshpëruar dhe e gatshme që t’i jepte fund jetës. Por, kur shohim pas, vëmë re rritjen e jashtëzakonshme të karakterit të saj dhe jetët e shumta, përfshirë edhe familjen time, që Perëndia e ka prekur përmes Jonit. Shkrimi na mëson se në duart plot dashuri të Perëndisë tonë sovran, asnjë vuajtje me të cilën përballemi nuk është pa qëllim, pavarësisht se si mund të na duket në atë çast.

Sa herë ndodh që Perëndia ka një qëllim në situata që, në momentin kur ndodhin, na duken se nuk kanë kuptim?

Gjithçka për të mirën tonë të përjetshme

Romakëve 8:28 është një nga deklaratat më tronditëse në Shkrim: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” Konteksti tregon se, në një botë që rënkon dhe lëkundet, shqetësimi i Perëndisë është që fëmijët e Tij t’i ngjajnë gjithnjë e më shumë Krishtit. Për të formuar te ne atë ngjashmëri me Krishtin, Ai përdor rrethana sfiduese të jetës sonë.

Në Romakëve 8:28 të Dhiatës së Vjetër, Jozefi u tha vëllezërve të tij (të cilët e kishin shitur si skllav): “Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë.” (Zanafilla 50:20).

Shprehja “Perëndia kadashurqë tishërbejë së mirës” tregon se Perëndia nuk u mundua thjesht të nxirrte maksimumin nga një situatë e keqe. Përkundrazi, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për atë që do të bënin vëllezërit e Jozefit dhe duke lejuar mëkatin e tyre, Perëndia kishte qëllim që ajo situatë e keqe të përdorej për mirë. Ai veproi sipas planit të Tij që nga përjetësia. Fëmijët e Perëndisë “kanë qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij,” (Efesianëve 1:11).

Veprimi i Perëndisë në jetën e Jozefit nuk lë të kuptohet se Ai vepron ndryshe në jetën e fëmijëve të tjerë të Tij. Përkundrazi, Romakëve 8:28 dhe Efesianëve 1:11 e theksojnë qartë se Ai vepron edhe me ne njëlloj.

A e beson premtimin e Romakëve 8:28? Mendoi gjërat më të rënda që të kanë ndodhur ndonjëherë, e më pas pyete veten nëse beson se Perëndia do t’i përdorë ato për të mirën tënde. Bibla pohon me forcë se Ai do ta bëjë këtë.

Dhuntia e besimit tonë

Nëse, marrëzi, supozojmë se Ati ynë nuk ka të drejtë të kërkojë besimin tonë, pa na e bërë të kuptueshme plotësisht urtinë e Tij të pafundme, atëherë krijojmë një situatë të pamundur. Kjo ndodh jo për shkak të kufizimeve të Tij, por për shkak të kufizimeve tona (shih Isaia 55:8–9).

Herë pas here, ashtu siç e përjetoi më në fund edhe Jozefi, Perëndia na jep një grimcë të arsyes së Tij. Para disa kohësh, një miku im pësoi një aksident të rëndë dhe kaloi një periudhë rikuperimi të dhimbshme. Por ai aksident i shpëtoi jetën. Analizat mjekësore zbuluan një problem tjetër, i cili kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Në atë rast, një arsye bindëse për aksidentin u bë e qartë. Në raste të tjera, ne nuk i dimë arsyet. Por, duke pasur kaq shumë gjëra që nuk i dimë, pse mendojmë se mosnjohja e arsyeve do të thotë se nuk ka një të tillë? Vetëm Perëndia është në pozitë që të përcaktojë se çfarë ka dhe çfarë nuk ka kuptim. (A nuk dukej vallë vdekja e dhimbshme e Jezusit krejt e panevojshme dhe pa kuptim në atë kohë?)

Një fillim i hershëm drejt gëzimit të përjetshëm

Po t’i jepej mundësia në mes të sprovave të tij, jam i bindur se Jozefi do të kishte zbritur nga skena e historisë së Perëndisë. Në mes të historisë së Jobit, me dhjetë fëmijë të vdekur, trupin e mbuluar me plagë dhe me ndjesinë se Perëndia e kishte braktisur, pyete atë nëse do të donte të hiqte dorë. Unë e di përgjigjen, pasi te Jobi 3:11 ai thotë: “Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime?”

Por e gjitha kjo tani ka marrë fund. Në tokën e re që po vjen, ulu pranë Jobit, Jozefit dhe Jezusit në një banket të begatë. Pyeti: “A ia vlejti vërtet?”

“Pa diskutim,” thotë Jobi. Jozefi tund kokën me bindje. Dhe për Jezusin, nuk ka nevojë të pyesësh se si do të përgjigjet.

Një ditë edhe ne do t’i shohim gjërat në kontekstin e tyre më të gjerë. Do t’i shohim me një këndvështrim të përjetshëm mëshirat e ashpra të Perëndisë, disa prej të cilave nuk i kuptuam kurrë, e disa të tjera madje i kundërshtuam. Do të çuditemi se pse luteshim të bëheshim më shumë si Jezusi, por më pas i luteshim Perëndisë të largonte ato gjëra që Ai na dërgoi për t’iu përgjigjur lutjeve.

“Prandaj nuk na lëshon zemra…Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie; ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.” (2 Korintasve 4:16-18)

Besimi është të besosh sot atë që, një ditë, kur të shohim pas, do ta kuptojmë se ka qenë gjithmonë e vërtetë.

Le të mos presim deri pesë minuta pasi të kemi vdekur që të besojmë se Perëndia gjithmonë ka një qëllim. Le ta mësojmë ta bëjmë këtë këtu dhe tani, me sytë e ngulur te Shpenguesi ynë plot hir, sovran dhe gjithmonë plot qëllim.

 

Trusting God When the Pain Seems Pointless

I’ve written nine novels. Suppose you could interview characters from my books. If you asked them, “Would you like to suffer less?” I’m sure they’d answer, “Yes!”

I empathize with my characters. But as the author, I know that in the end all their suffering will be worth it, since it’s critical to their growth, and to the redemptive story.

God has written each of us into His story. We are part of something far greater than ourselves. God calls upon us to trust Him to weave that story together, so that, in the end that will never end, we will worship Him, slack-jawed at the sheer genius of His interwoven plot lines.

Pointless Pain?

But like my fictional characters, who are clueless to my strategies, we lack the perspective to see how parts of our lives fit into God’s overall plan. Cancer, disabilities, accidents, and other losses and sorrows appear devastatingly pointless. However, just because we don’t see any point in suffering doesn’t prove there is no point.

Joni Eareckson Tada is celebrating her fiftieth year in a wheelchair. Does celebrating seem the wrong word? It certainly would have to Joni as a 17-year-old desperately wanting to end her life. Yet looking back, we see her exponential character growth and the countless lives — my family’s included — God has touched through Joni. Scripture teaches us that in our sovereign God’s loving hands, no suffering we face is ever purposeless, no matter how it seems at the moment.

How many times does God have a purpose in events that seem senseless when they happen?

All Things for Our Eternal Good

Romans 8:28 is one of the most arresting statements in Scripture: “We know that for those who love God all things work together for good, for those who are called according to his purpose.” The context shows that in a groaning, heaving world, God’s concern is conforming His children to Christ’s image. And He works through the challenging circumstances of our lives to develop our Christlikeness.

In the Romans 8:28 of the Old Testament, Joseph said to his brothers (who’d sold him into slavery), “As for you, you meant evil against me, but God meant it for good, to bring it about that many people should be kept alive” (Genesis 50:20).

“God meant it for good” indicates God didn’t merely make the best of a bad situation; rather, fully aware of what Joseph’s brothers would do, and freely permitting their sin, God intended that the bad situation be used for good. He did so in accordance with His plan from eternity past. God’s children have “been predestined according to the purpose of him who works all things according to the counsel of his will” (Ephesians 1:11).

Nothing about God’s work in Joseph’s life suggests He works any differently in the lives of His other children. In fact, Romans 8:28 and Ephesians 1:11 are emphatic that He works the same way with us.

Do you believe the promise of Romans 8:28? Identify the worst things that have happened to you, and then ask yourself if you trust God to use those things for your good. The Bible asserts that He will.

The Gift of Our Trust

If we foolishly assume that our Father has no right to our trust unless He makes His infinite wisdom completely understandable, we create an impossible situation — not because of His limitations, because of ours (see Isaiah 55:8–9).

Occasionally, like Joseph eventually experienced, God gives us glimpses of His rationale. Some time ago, a friend of mine endured a serious accident and a painful recovery. But it saved his life. Medical tests revealed an unrelated condition that needed immediate attention.

In that case, a compelling reason for the accident became clear. In other cases, we don’t know the reasons. But given all that we don’t know, why do we assume our ignorance of the reasons means there are no reasons? Only God is in the position to determine what is and isn’t pointless. (Didn’t the excruciating death of Jesus appear both gratuitous and pointless at the time?)

A Head Start on Eternal Joy

Given the option while facing his trials, I’m confident Joseph would have walked off the stage of God’s story. In the middle of Job’s story — with ten children dead, his body covered in boils, apparently abandoned by God — ask him if he wants out. I know his answer because in Job 3:11 he said, “Why did I not perish at birth?”

But that’s all over now. On the coming New Earth, sit by Job and Joseph and Jesus at a lavish banquet. Ask them, “Was it really worth it?

“Absolutely,” Job says. Joseph nods emphatically. No need to wonder how Jesus will respond.

One day, we too will see in their larger context, with an eternal perspective, God’s severe mercies, some of which we never understood, and others we resented. We’ll wonder why we prayed to be more like Jesus but then begged God to remove what He sent to answer those prayers.

“Therefore we do not give up. . . . For our momentary light affliction is producing for us an absolutely incomparable eternal weight of glory. So we do not focus on what is seen, but on what is unseen. For what is seen is temporary, but what is unseen is eternal” (2 Corinthians 4:16–18, CSB).

Faith is believing today what one day, in retrospect, we will see to have been true all along.

Let’s not wait until five minutes after we die to trust that God always has a point. Let’s learn to do it here and now, eyes locked on our gracious, sovereign, and ever-purposeful Redeemer.

 

Randy Alcorn (@randyalcorn) is the author of over sixty books and the founder and director of Eternal Perspective Ministries