Problemi ynë, zgjidhja e Perëndisë (Our Problem, God’s Solution)

© Photo: https://unsplash.com/

Problemi më i madh i historisë është se si mund të pajtohemi me një Perëndi që e urren të keqen. Para se ta shohim Perëndinë në qiell, duhet të ndodhë një ndryshim rrënjësor. Kjo kërkon as më pak e as më shumë sesa zgjidhjen më të madhe që është menduar ndonjëherë.

Ja çfarë duhet të dimë:

1. “Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet...Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë.” (Genesis 1:27, 31).

Perëndia e krijoi njeriun me cilësi personale dhe marrëdhëniesore, të ngjashme me të Tijën (Zanafilla 1:26) dhe dëshironte të kishte një marrëdhënie të këndshme me ta. Por diçka shkoi tmerrësisht keq. Kur Adami dhe Eva zgjodhën të ndiqnin këshillën e Satanit në Kopshtin e Edenit (Zanafilla 3), mëkati e helmoi botën dhe që atëherë të gjithë lindim me një prirje të brendshme për të bërë gjërat sipas mënyrës sonë, e jo sipas Perëndisë.

2. “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23)

Mëkatet tona kundër një Perëndie të mirë dhe të shenjtë na kanë larguar prej Tij (shih Isaia 59:2). Perëndia “nuk mund të durojë të keqen” (Habakuku 1:13). Përmes mëkatit ne humbasim marrëdhënien me Perëndinë dhe bashkë me të, humbasim edhe lumturinë tonë. Pasoja e gjithë kësaj është vdekja. Vdekja frymërore është ndarja nga Perëndia në një vend shumë real që quhet ferr. Vdekja fizike shënon mbarimin e mundësisë sonë për t’u kthyer te Perëndia e për të shmangur dënimin e përjetshëm (Hebrenjve 9:27).

3. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 6:23)

Ne nuk mund të bëjmë asgjë për t’u rikthyer vetë te Perëndia. Ai është i shenjtë, ne jo. Madje Ai thotë se edhe veprat tona të mira janë si rroba të ndotura (shih Isaia 64:6). Por Perëndia na deshi aq shumë, sa dërgoi Birin e Tij, Jezusin. Ai ishte plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri dhe erdhi që të na shpëtojë nga vdekja e të na japë jetë (Gjoni 3:16). “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:8)

Jezusi shkoi në kryq për të paguar çmimin e mëkateve tona. Ai bëri për ne atë që ne nuk mund ta bënim kurrë për veten. Kur Jezusi vdiq për ne, Ai tha: “U krye” (Gjoni 19:30). Fjala greke që përkthehet “u krye” shkruhej në certifikatat e borxheve kur ato shlyheshin. Do të thoshte “paguar plotësisht.” Më pas, Jezusi u ringjall prej së vdekurish duke e mundur mëkatin dhe vdekjen (shih 1 Korintasve 15:3–4).

4. “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efesianëve 2:8-9)

Dhurata më e madhe e Perëndisë është ripërtëritja e marrëdhënies me Të, duke na shpëtuar nga ferri dhe duke na dhënë hyrje për në qiell (Gjoni 3:36). Kjo dhuratë nuk varet nga meritat tona, por vetëm nga vepra e hirit që Krishti kreu për ne në kryq (shih Titi 3:5). Ai është i vetmi dhe e vetmja rrugë për te Perëndia. Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6)

5. “Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.” (Romakëve 10:9)

Për t’i rregulluar gjërat me Perëndinë, ne duhet të pranojmë zemrën dhe veprimet tona mëkatare e t’i kërkojmë falje Atij. Nëse e bëjmë këtë, Ai na premton falje të plotë: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë për të na i falur mëkatet dhe për të na pastruar nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1:9). Më pas, ne duhet t’u dëshmojmë të tjerëve se Jezusi i ringjallur është Zoti ynë.

6. “Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.” (Gjoni 5:24)

Jeta për të cilën zemra jonë dëshiron na ofrohet falas në Krishtin. Ne mund t’i besojmë premtimit të Tij dhe ta thërrasim që të na shpëtojë, duke pranuar me përulësi dhuratën e jetës së përjetshme: “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.” (Romakëve 10:13). Fryma e Shenjtë e Perëndisë banon në ne dhe na ndihmon t’i bindemi Atij (shih 2 Timoteut 1:14).

Ungjilli quhet “lajmi i mirë i gëzimit” (Isaia 52:7). Jezusi tha: “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” (Gjoni 10:10). Në Krishtin, Perëndia na ofron jetën dhe gëzimin që dëshirojmë dhe Ai do që ne t’i kemi ato përgjithmonë. Më poshtë është një lutje që mund të të ndihmojë të pohosh besimin tënd te Jezusi. Nuk ka asnjë gjë magjike në shqiptimin e fjalëve, por ato mund të të ndihmojnë t’i shprehësh me sinqeritet ato që janë në zemrën tënde para Perëndisë:

Perëndi, besoj se Ti dërgove Birin tënd, Jezusin, të vdiste në kryq për të paguar çmimin e të gjitha mëkateve të mia. Besoj se Jezusi e mundi mëkatin dhe vdekjen nëpërmjet ringjalljes së Tij prej së vdekurish. Aty ku e shoh të vështirë të besoj, të lutem puno në zemrën dhe mendjen time që ta kapërcej mosbesimin. Më ndihmo t’i besoj asaj që thotë Bibla se Ti, Jezus, je Perëndia-njeri që erdhe të më shpëtosh nga mëkati dhe vdekja e të më rikthesh tek Ati.

Më vjen keq për mëkatet e mia dhe dua të pendohem për to, përfshirë edhe egoizmin tim. I rrëfej mëkatet e mia, duke ditur se ende nuk jam i vetëdijshëm për të gjitha, por të lutem më bëj më të ndërgjegjshëm. Me forcën Tënde dua të largohem nga çdo e keqe dhe të heq dorë nga çdo pjesë e jetës sime që nuk të pëlqen ty. Jo vetëm nga veprimet, por edhe nga qëndrimet e mia. Unë dua të përjetoj gëzimin e të qenit një person i ri dhe të jetuarit e një jetë të re. Dorëzohem plotësisht para Teje.

Me mirënjohje e marr faljen Tënde dhe të kërkoj të jesh Shpëtimtari, Zoti dhe Mbreti im. Të lutem, eja dhe bano brenda meje, e më jep forcën të jetoj një jetë të re. Më mbush me dashurinë Tënde. Më ndihmo të mësoj nga Fjala Jote dhe nga ndjekësit e Tu se si të jetoj si një person i ndryshuar, që do dhe fal të tjerët ashtu si Ti më do dhe më fal mua. Faleminderit.

Të gjitha këto i kërkoj në emrin e Jezusit. Amen.

Pasi ta kesh pranuar Krishtin si Shpëtimtarin tënd, një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh është të bëhesh pjesë e një familjeje të krishterësh që quhet kishë. Një kishë e mirë do të të mësojë Fjalën e Perëndisë dhe do të të japë dashuri, ndihmë dhe mbështetje. Nëse ke pyetje të tjera rreth Jezusit, aty mund të gjesh përgjigje. Kërko njerëz që e njohin Fjalën e Perëndisë dhe që mund të të ndihmojnë të rritesh në marrëdhënien tënde me Jezusin! Lexo Biblën, lutu, ndaje besimin tënd dhe mblidhu rregullisht me popullin e Perëndisë. “Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.” (2 Pjetrit 3:18).

Shiko gjithashtu: A mund ta dish që do të shkosh në qiell? dheA mund të rekomandojë EPM-ja ndonjë kishë pranë meje?

 

Our Problem, God’s Solution

The problem of how we could possibly be reconciled with a God who hates evil is the greatest problem of history. Before we can see God in Heaven, something must radically change. This calls for no less than the greatest solution ever devised.

Here is what we need to know:

1. “God created mankind in his own image...God saw all that he had made, and it was very good” (Genesis 1:2731).

God made human beings with personal and relational qualities like His own (Genesis 1:26) and desired to have a delightful relationship with them. But something went terribly wrong. When Adam and Eve chose to follow Satan’s advice in the Garden of Eden (Genesis 3), sin poisoned the world and now we are all born with the desire to do things our own way, not God’s.

2. "For all have sinned, and come short of the glory of God" (Romans 3:23).

Our sins against a good and holy God have distanced us from Him (see Isaiah 59:2). God “cannot tolerate wrongdoing” (Habakkuk 1:13). Through sin we forfeit a relationship with God, and along with it our happiness.  The result of all this is death. Spiritual death is separation from God in a very real place called Hell. Physical death marks the end of our opportunity to enter into a relationship with God and avoid eternal condemnation (Hebrews 9:27).

3. “The wages of sin is death, but the gift of God is eternal life in Christ Jesus our Lord” (Romans 6:23).

There is absolutely nothing we can do to restore ourselves to God. He is holy, we are not. In fact, He says even our good deeds are like filthy rags (see Isaiah 64:6). But God loved us so much He sent us His Son Jesus, fully God and fully man, to deliver us from death and give us life (John 3:16).  "God demonstrates His own love toward us…while we were still sinners, Christ died for us" (Romans 5:8).

Jesus went to the cross to pay the price for our sins. He did for us what we couldn’t do for ourselves. When Jesus died for us, He said, “It is finished” (John 19:30). The Greek word translated “it is finished” was written across certificates of debt when they were canceled. It meant “paid in full.” Jesus then rose from the grave, conquering sin and death (see 1 Corinthians 15:3-4).

4. “For it is by grace you have been saved, through faith—and this is not from yourselves, it is the gift of God—not by works, so that no one can boast” (Ephesians 2:8-9).

God’s greatest gift is a restored relationship with Himself, delivering us from Hell and granting us entry into Heaven (John 3:36). This gift depends not on our merit but solely on Christ’s work of grace for us on the cross (see Titus 3:5). He is the one and only way to God. He said, “I am the way and the truth and the life. No one comes to the Father except through me” (John 14:6).

5. “If you confess with your mouth Jesus as Lord, and believe in your heart that God raised Him from the dead, you will be saved" (Romans 10:9).

To be right with God, we must admit our sinful hearts and actions, and ask God’s forgiveness. If we do, He graciously promises full forgiveness: “If we confess our sins, he is faithful and just and will forgive us our sins and purify us from all unrighteousness” (1 John 1:9). Then we are to affirm to others that the resurrected Jesus is our Lord.

6. "Whoever hears my word and believes Him who sent me has eternal life and will not be condemned; he has crossed over from death to life” (John 5:24).

The life we long for is freely offered to us in Christ. We can believe His promise and call on Him to save us, humbly accepting His gift of eternal life: “Everyone who calls on the name of the Lord will be saved” (Romans 10:13). God’s Holy Spirit indwells us and helps us obey Him (see 2 Timothy 1:14). 

The gospel is called the “good news of happiness” (Isaiah 52:7). Jesus said, “I have come that they may have life, and have it to the full” (John 10:10). God offers us in Christ the life and happiness we crave and He wants us to enjoy foreverHere’s a prayer that may help you affirm your faith in Jesus. There’s no magic in just saying the words, but they may help you genuinely express to God what’s in your heart:

God, I believe you sent your Son Jesus to die on the cross to pay the price for all my sins. I believe Jesus conquered sin and death through His resurrection from the dead. To the degree I find any of this difficult to believe, I ask that you work in my heart and mind to overcome my unbelief. Help me to trust what the Bible says—that you, Jesus, are the God-man who came to rescue me from sin and death and to restore me to the Father.

I am sorry for and want to repent of my sins, including my self-centeredness. I confess my sins, realizing I’m not yet aware of all of them, but I ask you to make me more aware. With your strength I want to turn away from doing wrong, and give up every part of my life that doesn’t please you—not just my actions but my attitudes. I want to experience the joy of being a new person and living a new life. I surrender myself to you.

I gratefully receive your forgiveness and ask you to be my Savior and Lord and King. Please come to indwell me and empower me to live a new life. Fill me with your love. Help me to learn from your Word and your followers how to live as a transformed person who loves and forgives others as you love and forgive me. Thank you.

I ask all these things in the name of Jesus. Amen.

Once you’ve accepted Christ as your Savior, one of the most important things you need to do is become part of a family of Christians called a church.  A good church will teach God’s Word and provide love, help, and support. If you have further questions about Jesus, you can find answers there. Seek out people who know God’s Word and can help you grow in your relationship with Jesus! Read the Bible, pray, share your faith, and gather regularly with God’s people. “Grow in the grace and knowledge of our Lord and Savior Jesus Christ” (2 Peter 3:18).

See also: Can You Know You’re Going to Heaven? and Can EPM Recommend Any Churches Near Me?

Randy Alcorn (@randyalcorn) is the author of over sixty books and the founder and director of Eternal Perspective Ministries