Përjeto lumturinë e qiellit (Breathe in the Happiness of Heaven)

© Photo: @janitatop/unsplash

U rrita në një familje jobesimtare dhe për herë të parë për Krishtin dëgjova si adoleshent. Në fillim, historitë e Biblës më dukeshin po aq të pabesueshme sa mitologjia greke dhe historitë me superheronj që më pëlqenin shumë. Kur lexova Ungjijtë, fillova të besoja se Jezusi ishte i vërtetë dhe, përballë Tij, superheronjtë nuk ishin veçse hije të zbehta. Kur Jezusi më shpëtoi, përjetova një lumturi aq të thellë sa nuk e kisha përjetuar kurrë më parë dhe që nuk më është ndarë më. Ai gëzim që më mbushte zemrën buronte ngaqë kisha rilindur, kisha marrë falje dhe Fryma e Perëndisë banonte në mua. “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!” (Psalmi 32:1, ALB).

Ky “gëzim i shpëtimit” (Psalmi 51:12, ALB) ndryshonte shumë me zbrazëtinë që kisha ndier përpara se të dëgjoja “lajme të mira” (Isaia 52:7, ALB), quajtur edhe si “një gëzim të madh” (Luka 2:10, ALB).

Ato nga të cilat hoqa dorë për të ndjekur Krishtin nuk i konsiderova kurrë si sakrifica, pasi ato nuk më kishin sjellë lumturi. Tani Jezusi ishte gjithçka për mua. Unë nuk po përpiqesha të isha i lumtur; thjesht isha i tillë.

Të brengosur, por gjithmonë të gëzuar

Jo të gjithë ata që vijnë te Krishti përjetojnë një rritje kaq të madhe lumturie. Shumë e përjetojnë, por te shumë prej tyre, me kalimin e kohës, kjo lumturi fillon të zbehet dalëngadalë.

Derisa Krishti ta shërojë këtë botë, lumturia që kemi në Të do të ndërthuret me trishtimin. E megjithatë, edhe mes vuajtjeve është e mundur të përjetojmë një gëzim që nuk shuhet. Të krishterët janë “të brengosur, por gjithmonë të gëzuar” (2 Korintasve 6:10, ALB).

Disa vite më parë, një mik shumë i dashur i dha fund jetës. Atëherë qava siç nuk kisha qarë prej vitesh. Një çast, bashkë me Nensin ishim strukur pranë vejushës së tij dhe qanim me dënesë bashkë me të. Më pas, papritur dhe pa asnjë shpjegim, shpërthyen tingujt e kitarës dhe të baterisë, dhe dikush këndonte “Kërce e bërtit”. Të shtangur e me sytë të zgurdulluar, nisëm të qeshnim të tre pa mundur ta përmbanim veten nga ai kontrast kaq i papritur.

Ai çast ishte një dhuratë, një e qeshur që na i lehtësoi zemrat e rënduara. Gjatë tri ditëve që pasuan pati çaste të tjera të tilla, përfshirë shërbesën përkujtimore të mbushur me shpresë pranë varrit që i druheshim aq shumë. Fytyra e zymtë e vdekjes nuk triumfoi, pasi familja adhuronte një Perëndi sovran, të dashur e të lumtur, i cili, edhe në mes të një pikëllimi që copëton zemrën, na dhuroi gëzime të vogla e të mëdha. Jezusi tha: “Lum ju, që tani qani, sepse do të qeshni!” (Luka 6:21, ALB). E qeshura që na është premtuar në qiell, ndonjëherë shpërthen që këtu, në të tashmen, duke na dhënë një shije të lumturisë së pafund që na pret.

Mendimi pozitiv dhe gëzimi i pastër

Lumturia që përjetojmë çdo ditë në Krishtin nuk është fryt i dëshirave. Ajo mbështetet në të vërteta të patundura. Me anë të kryqit dhe ringjalljes, Perëndia siguroi lumturinë tonë të përjetshme. Ai banon në ne dhe ndërmjetëson për ne. Asgjë s’mund të na ndajë nga dashuria e Tij. Ai na thotë: “Mos kij frikë, o tokë, gëzohu, ngazëllohu, sepse Zoti ka bërë gjëra të mëdha.” (Joeli 2:21, ALB).

“Mendimi pozitiv” thotë se ne mund të jemi të lumtur duke shpërfillur gjërat negative, si mëkatin, vuajtjen dhe ferrin. Unë nuk e besoj këtë. As nuk e pranoj ungjillin e begatisë që e trajton Perëndinë sikur të ishte aty për të përmbushur dëshirat tona, sipas parimit “thuaje dhe do ta marrësh”, dhe që premton lumturi përmes shëndetit, pasurisë e suksesit.

Ne duhet të jemi mirënjohës kur Perëndia na dhuron shëndet, na siguron atë që na nevojitet dhe na sjell surpriza të këndshme. Por një gjë është të gëzohemi kur i përjetojmë këto bekime dhe krejt tjetër të besojmë se Perëndia na ka zhgënjyer kur ato mungojnë.

Shembujt tanë nuk duhet të jenë predikuesit e begatisë të mbuluar me bizhuteri, por shërbëtorët që kanë Jezusin në qendër të jetës së tyre. Shërbëtorë si misionarja Ami Karmajkëll (1867-1951), e cila ua çoi ungjillin fëmijëve të panumërt që i shpëtoi nga prostitucioni në tempujt e Indisë. Ajo përjetoi shumë vuajtje fizike dhe, për pesëdhjetë e pesë vjet, nuk pati asnjë periudhë pushimi nga shërbesa. Megjithatë, ajo shkroi: “Nuk ka asgjë të zymtë apo të pasigurt për [jetën]. Ajo duhet të jetë vazhdimisht e gëzuar… Ne jemi thirrur për një lumturi të qëndrueshme në Zotin, gëzimi i të cilit është forca jonë” (Frank Houghton, Ami Karmajkëll).

Ka lumturi egoiste dhe sipërfaqësore, ashtu siç ka edhe dashuri e paqe egoiste dhe sipërfaqësore. Megjithatë, ne vazhdojmë t’i përdorim ato fjalë, edhe pse bota na shet versione të lira dhe të rreme për to. Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë në asnjë mënyrë lumturinë që ka në qendër Krishtin, vetëm se ekziston edhe një lumturi që ka në qendër vetveten!

Një gëzim përtej rrethanave

Kërkimi i lumturisë është po aq i lashtë sa Edeni. Etja e njerëzve për lumturi vazhdon. Kultura jonë karakterizohet nga depresioni dhe ankthi gjithnjë në rritje, sidomos mes të rinjve. Studimet tregojnë se përdorimi i rrjeteve sociale i bën shumë njerëz të mos ndihen mirë. Duke parë fotografitë e të tjerëve që po kalojnë çaste të bukura, shumë ndihen të lënë mënjanë dhe inferiorë.

Studimet tregojnë se ka “pak lidhje mes rrethanave në të cilat njerëzit jetojnë dhe lumturisë së tyre” (Lumturia është një çështje serioze, 115). E megjithatë, kur i pyet njerëzit “Pse nuk jeni të lumtur?”, ata përqendrohen te rrethanat. Në këtë botë të rënë, telashet s’kanë të sosur. Njerëzit e lumtur shohin përtej rrethanave të tyre të vështira. Ata shohin te Dikush, hiri i të cilit sjell dritë në errësirë dhe na sjell buzëqeshjen edhe atëherë kur nuk e presim.

Shumë të krishterë jetojnë në trishtim, zemërim, ankth ose vetmi, duke menduar se, për shkak të rrethanave, këto ndjenja janë të pashmangshme. Ata e humbasin gëzimin për një trafik të bllokuar, probleme me internetin apo rritjen e çmimit të karburantit. Ata nuk arrijnë të shohin arsyet e shumta për të qenë të lumtur, të cilat shprehen pothuajse në çdo faqe të Shkrimit.

Në qiell do të përjetojmë lumturinë

  1. W. Tozer shkroi: “Populli i Perëndisë duhet të jetë populli më i lumtur në botë! Njerëzit duhet të vijnë vazhdimisht te ne e të na pyesin se nga buron gëzimi dhe kënaqësia jonë” (Kush e çoi Jezusin në kryq?).

“Një lumturi e qëndrueshme”, siç e quante Ami Karmajkëll, është e mundur edhe përballë vështirësive të jetës. Kjo lumturi, e thellë dhe jetëgjatë, është e jona sot, pasi Krishti është këtu. Është e jona nesër, pasi Krishti do të jetë atje. Është e jona përgjithmonë, pasi Ai nuk do të na braktisë kurrë.

Ende nuk ka ardhur dita kur Perëndia do të “thajë çdo lot nga sytë e tyre” (Zbulesa 21:4, ALB). Por ajo ditë do të vijë. Premtimi i Krishtit, i vulosur me gjakun e Tij, ka një domethënie mahnitëse për lumturinë që përjetojmë sot. Jezusi bëri këtë pohim befasues: “Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.” (Mateu 5:4, ALB). Lumturia e së tashmes buron nga premtimi i ngushëllimit që do të vijë. Duke parë përtej së tashmes, fëmijët e Perëndisë e dinë se i pret një lumturi e vërtetë dhe përfundimtare, dhe këtë lumturi mund ta shpresojnë që tani (shih Psalmi 16:11; 21:6; 36:7-10; 37:16; 43:4; 73:28; Gjoni 10:10).

Pse të mos i sjellim që tani gëzimet e përjetësisë në jetën tonë? A nuk kemi lumturi që tani kur presim me padurim një diplomim, një martesë, një vizitë, një ribashkim apo pushimet që po afrohen? Atëherë, a nuk duhet të gjejmë një gëzim edhe më të madh duke pritur me padurim ditën kur Perëndia do ta zhdukë vdekjen përgjithmonë (Isaia 25:8), do ta heqë përgjithmonë mallkimin (Zbulesa 22:3) dhe do të na bashkojë me Shpëtimtarin tonë dhe me familjen tonë të përjetshme?

Le të hyjmë që sot në gëzimin e Zotërisë tonë duke u mbështetur në hirin e Tij. Le të meditojmë mbi premtimin e Tij dhe ta ndajmë atë me të tjerët se një ditë do ta shohim fytyrën e Tij në një botë të re e magjepsëse, ku gëzimi do të jetë ajri që marrim frymë.

 

Breathe in the Happiness of Heaven

I grew up in an unbelieving home, and first heard about Christ as a teenager. Initially, Bible stories seemed no more true than the Greek mythology and comics I loved. Then I read the Gospels, and believed that Jesus was real, and then superheroes became mere shadows of Him. When Jesus rescued me, I experienced a profound happiness I’d never known, and have never gotten over. My heartfelt gladness was the result of being born again, forgiven, and indwelt by God’s Spirit. “Happy are those whose transgression is forgiven, whose sin is covered” (Psalm 32:1, NRSV).

This “joy of your salvation” (Psalm 51:12) contrasted starkly with the emptiness I’d felt before hearing the “good news of happiness” (Isaiah 52:7), also called the “good news of great joy” (Luke 2:10).

I never considered what I gave up to follow Christ as sacrifices — mainly because they hadn’t brought me happiness. Jesus now meant everything to me. I wasn’t trying to be happy; I simply was happy.

Sorrowful, Yet Always Rejoicing

Not everyone who comes to Christ experiences such a dramatic increase in happiness. Plenty do, but even many of those see their happiness gradually fade over time.

Until Christ cures this world, our happiness in Christ will be punctuated by sorrow. Yet somehow an abiding joy is possible even in suffering. Christians are “sorrowful, yet always rejoicing” (2 Corinthians 6:10).

A few years ago a dear friend took his life and I wept more than I have in years. One moment, Nanci and I were huddled close and sobbing with his widow. Then inexplicably guitar and drums exploded while someone sang “Twist and Shout.” Shocked and wide-eyed, the three of us started laughing uncontrollably at the startling incongruity.

That moment was a gift, laughter lifting our heavy hearts. More such moments came over the next three days that included the dreaded graveside and hope-filled memorial service. Death’s grim face did not prevail, as the family worshiped a sovereign, loving, happy God who gave us joys both small and great in the midst of heartbreaking sorrow. Jesus said, “How happy are you who weep now, for you are going to laugh!” (Luke 6:21, Phillips). The laughter promised us in Heaven sometimes erupts in the present, a welcome foretaste of the unending happiness awaiting us.

Positive Thinking and Pure Joy

Experiencing daily happiness in Christ isn’t wishful thinking. It’s based on solid facts: God secured our eternal happiness through the cross and resurrection. He dwells within us, and He intercedes for us. Nothing separates us from His love. And He tells us “Be happy and full of joy, because the Lord has done a wonderful thing” (Joel 2:21, NCV).

“Positive thinking” says we can be happy by ignoring the negative (such as sin, suffering, and hell). I don’t believe that. Nor do I embrace the God-as-genie, name-it-and-claim-it prosperity gospel, which promises happiness through health, wealth, and success.

We should be grateful when God grants us health, provisions, and delightful surprises. But it’s one thing to be happy when such things occur, and another to believe God has failed us when they don’t.

Our models shouldn’t be jewelry-laden prosperity preachers, but Jesus-centered servants. Servants such as missionary Amy Carmichael (1867–1951), who brought the gospel to countless children she rescued from temple prostitution in India. She experienced much physical suffering and didn’t have a furlough in fifty-five years. Yet she wrote, “There is nothing dreary and doubtful about [life]. It is meant to be continually joyful. . . . We are called to a settled happiness in the Lord whose joy is our strength” (Frank Houghton, Amy Carmichael).

There’s selfish and superficial happiness, just like there’s selfish and superficial love and peace. But we still use those words, even though the world sells cheap imitations. We dare not belittle Christ-focused happiness just because there is self-centered happiness!

A Joy Bigger Than Circumstances

The quest to be happy is as ancient as Eden. People’s thirst for happiness remains. Our culture is characterized by increasing depression and anxiety, particularly among youth. Studies show more people feel bad than good after using social media; photos of others having good times leave observers feeling left out and inferior.

Research indicates there’s “little correlation between the circumstances of people’s lives and how happy they are” (Happiness Is a Serious Problem, 115). Yet when people are asked “Why aren’t you happy?” they focus on circumstances. In our fallen world, troubles are constant. Happy people look beyond their difficult circumstances to Someone whose grace brings light to the darkness and smiles to our faces in the most unlikely moments.

Many Christians live in sadness, anger, anxiety, or loneliness, thinking these feelings are inevitable given their circumstances. They lose joy over traffic jams, wifi issues, or rising gas prices. They miss the reasons for happiness expressed on nearly every page of Scripture.

We Will Breathe Happiness in Heaven

A.W. Tozer wrote, “The people of God ought to be the happiest people in all the wide world! People should be coming to us constantly and asking the source of our joy and delight” (Who Put Jesus on the Cross?).

Amy Carmichael’s “settled happiness” is possible despite life’s difficulties. Rich and durable, this happiness is ours today, because Christ is here; it’s ours tomorrow because Christ will be there; and it’s ours forever, because He’ll never leave us.

The day hasn’t yet come when God will “wipe away every tear from their eyes” (Revelation 21:4). But it will. Christ’s blood-bought promise has breathtaking implications for our present happiness. Jesus made this startling statement: “Happy are those who mourn; [for] God will comfort them!” (Matthew 5:4, GNT). Present happiness is derived from the promise of future comfort. The eternal perspective of God’s children informs them of a true and ultimate happiness they can anticipate now (see Psalm 16:1121:636:7–1037:1643:473:28John 10:10).

Why not frontload eternity’s joys into the present? Don’t we find current happiness in anticipating an upcoming graduation, wedding, visit, reunion, or vacation? So shouldn’t we find even greater pleasure in anticipating the day when God will swallow up death forever (Isaiah 25:8), permanently reverse the curse (Revelation 22:3), and unite us with our Savior and eternal family?

Calling upon His grace, let’s enter into our Master’s happiness today by contemplating and sharing His promise that we’ll behold His face in a new and captivating world, where joy will be the air we breathe.

 

Randy Alcorn (@randyalcorn) is the author of over sixty books and the founder and director of Eternal Perspective Ministries