Përjeto lumturinë e qiellit (Breathe in the Happiness of Heaven)
article
U rrita në një familje jobesimtare dhe për herë të parë për Krishtin dëgjova si adoleshent. Në fillim, historitë e Biblës më dukeshin po aq të pabesueshme sa mitologjia greke dhe historitë me superheronj që më pëlqenin shumë. Kur lexova Ungjijtë, fillova të besoja se Jezusi ishte i vërtetë dhe, përballë Tij, superheronjtë nuk ishin veçse hije të zbehta. Kur Jezusi më shpëtoi, përjetova një lumturi aq të thellë sa nuk e kisha përjetuar kurrë më parë dhe që nuk më është ndarë më. Ai gëzim që më mbushte zemrën buronte ngaqë kisha rilindur, kisha marrë falje dhe Fryma e Perëndisë banonte në mua. “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!” (Psalmi 32:1, ALB).