Përjeto lumturinë e qiellit (Breathe in the Happiness of Heaven)

article - Randy Alcorn - Shqip (Albanian)
U rrita në një familje jobesimtare dhe për herë të parë për Krishtin dëgjova si adoleshent. Në fillim, historitë e Biblës më dukeshin po aq të pabesueshme sa mitologjia greke dhe historitë me superheronj që më pëlqenin shumë. Kur lexova Ungjijtë, fillova të besoja se Jezusi ishte i vërtetë dhe, përballë Tij, superheronjtë nuk ishin veçse hije të zbehta. Kur Jezusi më shpëtoi, përjetova një lumturi aq të thellë sa nuk e kisha përjetuar kurrë më parë dhe që nuk më është ndarë më. Ai gëzim që më mbushte zemrën buronte ngaqë kisha rilindur, kisha marrë falje dhe Fryma e Perëndisë banonte në mua. “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!” (Psalmi 32:1, ALB).

T’i besosh Perëndisë kur dhimbja duket e pakuptimtë (Trusting God When the Pain Seems Pointless)

article - Randy Alcorn - Shqip (Albanian)
Unë kam shkruar nëntë romane. Po të mund të intervistoje personazhet e librave të mi dhe t’i pyesje: “A do të donit të vuanit më pak?” Jam i bindur se do të përgjigjeshin: “Po!” Unë ndiej dhembshuri për personazhet e mi. Por si autor, e di se në fund e gjithë vuajtja e tyre ia ka vlejtur, pasi kjo është thelbësore për rritjen e tyre dhe për historinë shpenguese.

Ç’kuptojmë me administrim në dritën e përjetësisë? (What Is Eternity-Minded Stewardship?)

article - Randy Alcorn - Shqip (Albanian)
Kur bëhet fjalë për paratë dhe pasuritë, Bibla është herë ekstreme e herë tronditëse. Kur vijmë te Shkrimi, e bëjmë për t’u ngushëlluar, apo jo? Jo për sulme ndaj mënyrës sonë të të menduarit. Le të flasë Perëndia për dashurinë dhe hirin, faleminderit. Por për paratë dhe pasuritë, na lini neve të flasim dhe më pas t’i përdorim si të duam. Po të ishim të sinqertë, kështu do të thoshin shumë prej nesh.